Imers
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


W E L C O M E
 
HomePortaliLatest imagesSearchRegisterLog in
Search
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

 

 Gjermania angazhohet për njohje të reja të Kosovës

Go down 
AuthorMessage
Dinn.Y

Dinn.Y


Numri i postimeve : 60
Registration date : 2008-12-27

Gjermania angazhohet për njohje të reja të Kosovës Empty
PostSubject: Gjermania angazhohet për njohje të reja të Kosovës   Gjermania angazhohet për njohje të reja të Kosovës Icon_minitimeThu Jan 08, 2009 3:20 am

Gjermania angazhohet për njohje të reja të Kosovës Ddddd10

Gjermania është një model i posaçëm i mbështetjes së Kosovës në segmentet më të rëndësishme, të cilat afrojnë edhe më tej urat e bashkëpunimit në mes të dy shteteve, ka deklaruar presidenti Fatmir Sejdiu pas takimit që pati të mërkurën me Norbert Lammert, kryetar i Parlamentit të Gjermanisë – nga i cili mori premtimin se Gjermania do të angazhohet që shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur vendin tonë, të bëjnë një gjë të tillë.
Bashkëpunimi në interes të të dyja palëve – sipas Sejdiut – do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe miqësia në mes të Gjermanisë Federale dhe Republikës së pavarur të Kosovës do të ngrihet në nivelin më të lartë”.

Ndërkaq Lammert theksoi se, vizita e tij në Kosovë është shprehje e interesimit të Gjermanisë për Kosovën. “Vizita ime në Kosovë është shprehje e interesimit të Republikës së Gjermanisë për zhvillimet ekonomike, politike dhe sociale në Kosovë, një vit nga shpallja e pavarësisë së Kosovës”, theksoi Lammert, i cili gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do t’i vizitojë edhe trupave gjermane në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Më tej, ai theksoi se brenda një viti Kosovën e kanë njohur mbi 50 vende, shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, dhe se në këto njohje posaçërisht të vendeve të BE-së ka ndikuar edhe angazhimi i Gjermanisë. “Ky angazhim do të vazhdojë për të siguruar njohjen edhe nga vende të mbetura të BE-së, por edhe jashtë Bashkimit Evropian”, premtoi ai.

Gjatë takimit që kreu i Bundestagut gjerman zhvilloi me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu është biseduar edhe për çështjen e arrestimit të tre agjentëve gjermanë nga organet policore kosovare, rast ky që në media vazhdimisht thuhej se ka përkeqësuar marrëdhëniet ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.

Përgjigjja që dha Lamert nuk e mbështeti këtë: "Të dy u pajtuam se ky ka qenë një rast fatkeq që nuk është dashur të ndodhë. Rasti nuk ka reflektuar negativisht në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve dhe nuk ka qenë pikë qëndrore referimi në raportet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Po është e vërtetë që mua personalisht me ka shqetësuar fakti që arrestimi i tyre në disa media është interpretuar sikur ata të ishin kriminelë".
Back to top Go down
 
Gjermania angazhohet për njohje të reja të Kosovës
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Feith: Më shumë njohje të Kosovës do të ketë më 2009
» Hyseni: Nuk ndryshojmë strategji, njohje do të ketë
» Tërësia dhe sovraniteti i Kosovës, të paprekshme
» Jeremiq: Shtohen presionet për njohjen e Kosovës
» Pavarësia e Kosovës, e vërteta më e madhe e 2008

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Imers :: Diskutime Të Ndryshme :: Lajme/News-
Jump to: