Imers
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


W E L C O M E
 
HomePortaliLatest imagesSearchRegisterLog in
Search
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

 

 Hyseni: Nuk ndryshojmë strategji, njohje do të ketë

Go down 
AuthorMessage
Dinn.Y

Dinn.Y


Numri i postimeve : 60
Registration date : 2008-12-27

Hyseni: Nuk ndryshojmë strategji, njohje do të ketë Empty
PostSubject: Hyseni: Nuk ndryshojmë strategji, njohje do të ketë   Hyseni: Nuk ndryshojmë strategji, njohje do të ketë Icon_minitimeThu Jan 08, 2009 3:21 am

Hyseni: Nuk ndryshojmë strategji, njohje do të ketë Ddd10


Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni ka deklaruar se kjo ministri nuk ka ndryshuar strategjinë e veprimit për të lobuar për njohje të reja për Kosovën në vitin 2009 – dhe ka shtuar se njohje do të ketë.
Ministri Hyseni në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka shpjeguar se, strategjia e diplomacisë kosovare mund të ndryshojë, vetëm nëse vërehet se nuk ka farë lëvizjeje në drejtim të njohjes. Megjithatë, ai shpreh bindjen se Kosova do të njihet shumë shpejt nga vende të ndryshme, duke mos specifikuar se për cilat vende apo rajone të botës bëhet fjalë.

"E kam përmendur një shifër në një pyetje shumë sugjestive nëse do të ketë më shumë se 70 njohje në këtë vit ose do të kalojë numri 70. Unë prapë po e them se jam i sigurt se do të ketë njohje. Një numër i konsiderueshëm i vendeve do ta njohin Kosovën gjatë pjesës së parë të vitit. Nuk mund të them numra", tha ai/

Deri më tash, Kosova është njohur si shtet i pavarur e sovran nga 53 shtete të botës. Njohës ndërkombëtarë të çështjes së Kosovës konsiderojnë se njohjet e deritanishme të Kosovës si shtet, janë të kënaqshme. Megjithatë, ata mendojnë se përfaqësuesit e Kosovës duhet të vazhdojnë të punojnë me vendet tjera që ende nuk kanë vendosur për njohje.
Back to top Go down
 
Hyseni: Nuk ndryshojmë strategji, njohje do të ketë
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Feith: Më shumë njohje të Kosovës do të ketë më 2009
» Gjermania angazhohet për njohje të reja të Kosovës

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Imers :: Diskutime Të Ndryshme :: Lajme/News-
Jump to: