Imers
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


W E L C O M E
 
HomePortaliLatest imagesSearchRegisterLog in
Search
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

 

 Tërësia dhe sovraniteti i Kosovës, të paprekshme

Go down 
AuthorMessage
Dinn.Y

Dinn.Y


Numri i postimeve : 60
Registration date : 2008-12-27

Tërësia dhe sovraniteti i Kosovës, të paprekshme Empty
PostSubject: Tërësia dhe sovraniteti i Kosovës, të paprekshme   Tërësia dhe sovraniteti i Kosovës, të paprekshme Icon_minitimeWed Dec 31, 2008 2:06 am

Tërësia dhe sovraniteti i Kosovës, të paprekshme Dddddd10

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë mbështetjen e gjithanshme për Kosovën. Në një intervistë për RTV21, ai theksoi se tërësia territoriale dhe sovraniteti i Kosovës janë të paprekshme.
“Nuk do të këtë ndarje as copëtim të Kosovës. Po që se fillon ndarja apo copëtimi në Ballkan, kush e di se ku mund të ndalet, sepse do të kemi copëtime këtej e andej deri në pafundësi”, ka thëne Engel.

Pra, shtoi Engel, Kosova tashmë është vend i pavarur dhe tërësia e saj territoriale është e paprekshme. “Kemi Flamurin e Kosovës, me hartën e tërë Kosovës dhe pavarësinë në të -kjo është Kosova të cilën ne do të sigurojmë që të mbetet e tërë dhe e pandarë edhe përkundër dëshirës së disave në Beograd për ta copëtuar”.

Gjithë qytetaret e Kosovës pa dallim, qofshin shqiptarë, serbë, romë apo të tjerë, sipas Engelit, duhet të kenë liritë dhe të drejtat e barabarta, të drejtat e minoriteteve, por assesi Kosova nuk bën të copëtohet apo ndahet por duhet të mbetet e tërë ashtu siç është!

Njëherësh, sipas tij, “duhet të sigurojmë se këto rrënjë demokratike janë të forta në tokë dhe të shëndetshme”. Këtë gjë, shtoi Engel, do ta bëjmë duke e siguruar që SHBA-të do të vazhdojnë të jenë miku më i mirë i Kosovës, që përkrahë popullin e Kosovës - duke punuar në ngritjen dhe promovimin e demokracisë për tërë popullin e Kosovës si dhe duke ndihmuar Kosovën në problemet e saj ekonomike.

Megjithatë, ai ka thënë se edhe në SHBA-të kanë probleme ekonomike dhe kjo nuk do të jetë e lehtë.
Back to top Go down
 
Tërësia dhe sovraniteti i Kosovës, të paprekshme
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Jeremiq: Shtohen presionet për njohjen e Kosovës
» Pavarësia e Kosovës, e vërteta më e madhe e 2008
» Serbia duhej të bisedojë për veriun e Kosovës
» Gjermania angazhohet për njohje të reja të Kosovës
» Gül: Do të ndihmojmë njohjen e Kosovës nga vendet islamike

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Imers :: Diskutime Të Ndryshme :: Lajme/News-
Jump to: