Imers
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


W E L C O M E
 
HomePortaliLatest imagesSearchRegisterLog in
Search
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

 

 Situata në veriun e Kosovës mbetet sfidë për Ministrinë e Brendshme

Go down 
AuthorMessage
Dinn.Y

Dinn.Y


Numri i postimeve : 60
Registration date : 2008-12-27

Situata në veriun e Kosovës mbetet sfidë për Ministrinë e Brendshme Empty
PostSubject: Situata në veriun e Kosovës mbetet sfidë për Ministrinë e Brendshme   Situata në veriun e Kosovës mbetet sfidë për Ministrinë e Brendshme Icon_minitimeTue Dec 30, 2008 2:29 am

Situata në veriun e Kosovës mbetet sfidë për Ministrinë e Brendshme Minist10


Situata në veriun e Kosovës ka qenë dhe mbetet sfidë për Ministrinë e Brendshme, deklaroi ministri Zenun Pajaziti, duke shtuar se ministria të cilën e drejton, ka qenë e kujdesshme në ndërmarrjen e masave për të mos u krijuar imazh i keq për Kosovën.
Në konferencën e fundit me gazetarë, për këtë vit, ai numëroi edhe një varg suksesesh, por edhe sfidash që e presin Ministrinë gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa bëri edhe prezantimin e certifikatave të reja të gjendjes civile të cilat kanë edhe shenjat e sigurisë.

Menaxhimi i rendit dhe sigurisë publike gjatë shpalljes së pavarësisë dhe më pas, prodhimi i dokumenteve të identifikimit, shfrytëzimi i buxhetit, puna në përmbushjen e obligimeve në procesin e integrimit në BE, janë disa nga sukseset e vlerësuara nga Ministria e Brendshme për punën e saj gjatë vitit 2008.

Ndërsa situata në veriun e Kosovës ka qenë sfidë gjatë gjithë vitit dhe vazhdon të mbetet e tillë, tha Pajaziti. Ai përmendi problemet me pikat 1 dhe 31 dhe kontrabandën, ndërsa shtoi se edhe Ministria ka qenë e përfshirë, së bashku me partnerët ndërkombëtar në menaxhimin e situatës.

“Kemi qenë të kujdesshëm për të mos krijuar situata të cilat do ta dëmtonin politikisht imazhin e vendit tonë”, tha Pajaziti

Po kështu sot Ministria e Brendshme prezantoi certifikatat e reja të gjendjes civile të cilat janë punuar në Hungari e që kanë edhe shenjat mbrojtëse. “Pra kemi të bëjmë me një dokument të sigurisë së lartë i cili deri më tash nuk është përdor”, theksoi ai.

Ndryshe ministri Pajaziti edhe një herë përsëriti se dhënia e letërnjoftimeve është pa pagesë, ndërsa premtoi përmirësim të shërbimit ndaj qytetarëve për dhënien e dokumenteve.
Back to top Go down
 
Situata në veriun e Kosovës mbetet sfidë për Ministrinë e Brendshme
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Serbia duhej të bisedojë për veriun e Kosovës
» Tërësia dhe sovraniteti i Kosovës, të paprekshme
» Jeremiq: Shtohen presionet për njohjen e Kosovës
» Pavarësia e Kosovës, e vërteta më e madhe e 2008
» Gjermania angazhohet për njohje të reja të Kosovës

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Imers :: Diskutime Të Ndryshme :: Lajme/News-
Jump to: