Imers
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


W E L C O M E
 
HomePortaliLatest imagesSearchRegisterLog in
Search
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

 

 Qeveria u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë

Go down 
AuthorMessage
Dinn.Y

Dinn.Y


Numri i postimeve : 60
Registration date : 2008-12-27

Qeveria u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë Empty
PostSubject: Qeveria u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë   Qeveria u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë Icon_minitimeWed Dec 31, 2008 2:08 am

Qeveria u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë Mmmmmm11

Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj akteve të dhunës që kanë ndodhur të martën në pjesën veriore të Mitrovicës.
Në një komunikatë për opinion theksohet se, Qeveria e Republikës së Kosovës është duke e përcjellë me kujdes të shtuar situatën e krijuar në Mitrovicë pas incidenteve të sotme dhe dënon çdo akt provokues dhe akt të dhunshëm të ndodhur sot.

“Incidentet e tilla nuk i shërbejnë të mirës së vendit dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga incidentet e tilla”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Po ashtu bëhet e ditur se, qeveria është në koordinim të plotë me organet vendore të rendit dhe sigurisë, me KFOR-in dhe me EULEX-in, në mënyrë që gjendja e krijuara të tejkalohet dhe të ruhet qetësia dhe stabiliteti në tërë territorin e vendit.
Back to top Go down
 
Qeveria u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Imers :: Diskutime Të Ndryshme :: Lajme/News-
Jump to: