Imers
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


W E L C O M E
 
HomePortaliLatest imagesSearchRegisterLog in
Search
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

 

 ADK: Serbia nuk është shëruar nga mentaliteti i dhunës

Go down 
AuthorMessage
Dinn.Y

Dinn.Y


Numri i postimeve : 60
Registration date : 2008-12-27

ADK: Serbia nuk është shëruar nga mentaliteti i dhunës Empty
PostSubject: ADK: Serbia nuk është shëruar nga mentaliteti i dhunës   ADK: Serbia nuk është shëruar nga mentaliteti i dhunës Icon_minitimeTue Dec 30, 2008 2:34 am

ADK: Serbia nuk është shëruar nga mentaliteti i dhunës Dhhhdd10


Partia Alternativa Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër lidhur me arrestimin e ish ushtarëve të UÇK-së në Luginën e Preshevës, si dhe për brutalitetin e ushtruar gjatë bastisjes së shtëpive të familjeve shqiptare, që i la të lemerisur edhe fëmijët.
ADK vlerëson se këto akte brutale rishfaqin fytyrën e agresivitetit të ish regjimit diktatorial dhe kanë për qëllim nxitjen e situatave të konfliktit dhe të destabilizimit të gjithë rajonit.

“Në thelb, prapavija e veprimeve të tilla ndërlidhet me synimet e Serbisë për t’i nxitur skenaret e ndarjeve dhe për ndryshimin e kufijve”, thekson kjo parti.

Sipas ADK-së, “Serbia, në vend që ta përqafojë mentalitetin demokratik, po vazhdon të dëshmojë se nuk është shëruar nga mentaliteti i dhunës dhe agresionit, duke rrezikuar proceset demokratike në rajon dhe proceset e integrimeve euro-atlantike”.

ADK ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të ndërhyjë urgjentisht për ta ndalur dhunën e autoriteteve të Serbisë ndaj popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës. “Këto ngjarje, si dhe të tjerat e këtij lloji, dëshmojë se cili është imazhi i vërtetë i Serbisë, andaj bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmerr masa adekuate të cilat do ta detyronin Serbinë që të heq dorë nga politikat e së kaluarës dhe të ec në ardhmëri me vlera evropiane”, thekson kjo parti
Back to top Go down
 
ADK: Serbia nuk është shëruar nga mentaliteti i dhunës
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Serbia duhej të bisedojë për veriun e Kosovës
» Kuyt: Ky është vetëm fillimi
» Whelan: Manchesteri është favorit për titull

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Imers :: Diskutime Të Ndryshme :: Lajme/News-
Jump to: