Imers
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


W E L C O M E
 
HomePortaliLatest imagesSearchRegisterLog in
Search
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

 

 Thaçi: Krenohem me atë që kemi arritur

Go down 
AuthorMessage
Dinn.Y

Dinn.Y


Numri i postimeve : 60
Registration date : 2008-12-27

Thaçi: Krenohem me atë që kemi arritur Empty
PostSubject: Thaçi: Krenohem me atë që kemi arritur   Thaçi: Krenohem me atë që kemi arritur Icon_minitimeTue Dec 30, 2008 2:30 am

Thaçi: Krenohem me atë që kemi arritur Thaci10


Viti 2008 do të mbahet në mend si vit i unitetit politik dhe qytetar. Unë krenohem me atë që kemi arritur së bashku dhe jam i nderuar me besimin tuaj në mua si kryeministër juaji, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në mesazhin e tij të urimit drejtuar qytetarëve të Kosovës me rastin e Vitit të Ri 2009.
Ai nënvizoi se me frymën e njëjtë të unitetit dhe me përkushtim mund të tejkalohen sfidat, si dhe do të shënohet edhe më shumë përparim, për të ndërtuar "një të ardhme më të mirë për ne dhe fëmijët tanë".

Për kryeministrin e vendit 2008-shi ishte "një vit që vulosi historinë e vendit tonë": "Vit i Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik; vit i njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës dhe vit i Kushtetutës së Republikës së Kosovës".

Ai tha se brezat e tanishëm dhe ata që do të vijnë do ta kujtojnë vitin 2008 si "moment kulmor, kur populli i Kosovës u ngrit dhe zuri vendin e vet në familjen e shteteve sovrane".

Në mesazhin e tij Thaçi gjithashtu vlerëson se në vend është "instaluar një qeverisje e mirë dhe efektive", ndërsa Kosova ka edhe "sistemin e mirëqenies sociale që synon të arrijë standardet perëndimore".

Në këtë kontekst ai tha se fusha e arsimit është duke u përmirësuar, "për ta shndërruar Kosovën në shoqëri të dijes" ndërkohë që po punohet "për ta përmirësuar edhe shëndetësinë", ndërsa "rrugët, urat dhe autostradat janë duke u ndërtuar sipas standardeve perëndimore".

"Edhe pse, si politikanë, mund të kemi dallime për rrugën që duhet ndjekur për t'i zgjidhur problemet tuaja, të gjithë duam që ju të keni standardet më të larta të jetesës", theksoi Thaçi në mesazhin e tij festiv, duke kërkuar më shumë mundësi për të rinjtë që të ndërtojnë karrierë dhe të krijojnë familje në Kosovën e pavarur.
Back to top Go down
 
Thaçi: Krenohem me atë që kemi arritur
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Imers :: Diskutime Të Ndryshme :: Lajme/News-
Jump to: