Imers
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


W E L C O M E
 
HomePortaliLatest imagesSearchRegisterLog in
Search
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

 

 Lëshohen licencat për prodhuesit ushqimor

Go down 
AuthorMessage
Dinn.Y

Dinn.Y


Numri i postimeve : 60
Registration date : 2008-12-27

Lëshohen licencat për prodhuesit ushqimor Empty
PostSubject: Lëshohen licencat për prodhuesit ushqimor   Lëshohen licencat për prodhuesit ushqimor Icon_minitimeTue Dec 30, 2008 2:27 am

Lëshohen licencat për prodhuesit ushqimor F_122915


Në Ministrinë e Shëndetësisë të hënën, me një solemnitet rasti, janë dhënë 15 leje teknike-teknologjike dhe profesionale (licenca) për prodhuesit ushqimor.
Me këto licenca janë pajisur këto ndërmarrje prodhuese vendore: “Toni-impex”, “Shqikos- Aralco”, “Agroalbi”, “Fluidi”, “Aquasana”, “Bibita”, “Euro-food”, “Liri”, “Hugos”, “Albad”, “Frutex”, “Lindi-Gea”, “Unior aqua”, dhe “Birra Peja”.

Kryeinspektorja sanitare, Ilirijana Zymberaj me këtë rast u ka bërë apel qytetarëve të konsumojnë produkte vendore pasi, sipas saj, këto produkte janë nën kontroll permanent nga organet e Inspektoratit Sanitar të Republikës së Kosovës, gjithashtu analizat e këtyre produkteve bëhen në institutet përkatëse vendore.

Ndërkaq, Afrim Sylejmani, u.d. sekretar i përhershëm në këtë ministri theksoi nevojën e qytetarëve për ushqim të sigurt dhe të kontrolluar, me përparësi të prodhimit vendor, duke sugjeruar që të gjithë prodhuesit vendor të pajisen me licenca pune duke i plotësuar standardet e nevojshme për licencë.

Pritet që për këtë licencë të aplikojnë të gjithë prodhuesit e gjërave ushqimore brenda vendit, duke plotësuar paraprakisht kushtet ligjore për këtë
Back to top Go down
 
Lëshohen licencat për prodhuesit ushqimor
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Imers :: Diskutime Të Ndryshme :: Lajme/News-
Jump to: