Mesfushori i Barcelonës, Xavi ka komentuar për tre figurat kryesore të Blaugranëve Lionel Messi, Samuel Eto’o dhe Pep Guardiola.
“Nëse do të mund të votoja për çmimin e lojtarit më të mirë në botë që ndan FIFA, do ta kisha zgjedhur Lionel Messin të parin, Cristiano Ronaldon të dytin, ndërsa për vendin e tretë do të vendosja ndërmjet Steven Gerrard dhe Frank Ribery, edhe pse më shumë do ta favorizoja Gerrardin sepse luan në pozitën time”.
“Është e qartë se Messi është për një shkallë më lartë se të tjerët. Ndërsa ata të cilët nuk e vërejnë këtë gjë janë të verbër”.
“Eto’o nuk ka ndryshuar aspak. Ai është gjithmonë i njëjti, edhe në momentet e këqija edhe në të mirat. Ne e respektojmë dhe kemi nevojë për të. Ne jemi më të fuqishëm me të, sepse ai është sulmuesi më i mirë në botë”.
“Gardiola është një njeri mahnitës, i cili e bart pasionin dhe vizionin e tij te të gjithë. Ai është në shërbim të skuadrës në çdo moment. Është e qartë se Barca ka pasur nevojë për rend dhe disiplinë, ndërsa kjo është vetëm puna e parë që ka bërë Pep”, ka përfunduar mesfushori spanjoll.