Në orën 2:30 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një incident në një lokal në Southport ku është përfshirë Gerrard, me ç’rast një person 34-vjeçar ka përfunduar në spital me lëndime serioze në fytyrë.
Gjashtë veta, përfshirë edhe mesfushorin anglez janë arrestuar në afërsi të lokalit se pasojë e kësaj ndodhie të pahijshme.
“Jemi duke hulumtuar një incident në orët e hershme të mëngjesit në Lord Street”, ka thënë një zëdhënës i policisë.