Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka filluar bisedimet me Sampdorian për sulmuesin Antonio Cassano, ndërsa trajneri i zikaltërve Jose Mourinho e ka mbështetur këtë tentativë.
Moratti ka vendosur ‘ta mposhtë’ Juventusin dhe ta transferojë sulmuesin italian në Giuseppe Meazza në fund të këtij sezoni.
“Gazzetta dello Sport” njofton se kontrata e Cassanos lejon largimin e tij nga Sampdoria në vitin 2009, ndërsa dëmshpërblimi është diçka më shumë 15.5 milionë euro.
Jose Mourinho ia ka dhënë dritën e gjelbër presidentit Moratti që të negociojë për të fituar shërbimet e ish-sulmuesit të Real Madridit dhe Romës.